 
        Sot, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ankesën e ish-kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve në Tiranë. Seanca në Gjykatën Kushtetuese do të nisë në orën 10:00 dhe do të jetë publike.
Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese nuk ka rrëzuar asnjë nga aktet që shkarkojnë Erion Veliajn, thjesht ka pezulluar përkohësisht dekretin e presidentit për datën e zgjedhjeve derisa të marrë një vendim.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar datën e zgjedhjeve dhe vendimin e dekretit të Presidentit derisa të shprehet për ankesën e Erionit
Vetë ish-kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar që të jetë i pranishëm në senacë, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Drejtorinë e Burgjeve dhe SPAK-un për të marrë masa për shoqërimin e tij.Kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua me 10 shkurt dhe mbi të rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, 9 herë për korrupsion, shpërdorim detyre, futja e sendeve të paligjshme në qeli, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje pasurie.Veliaj u shkarkua me propozim nga Këshilli Bashkiak dhe më pas me vendim të Këshillit të Ministrave më datë 25 shtator 2025.

 
         
         
         
         
        