 
        Po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për shkarkimin e Erion Veliajt. Presidenca kërkoi që të mos jetë ajo pjesë e gjykimit, pra të mos gjykohet nga Kushtetuesja dekreti i Begajt për Tiranën, me argumentin se dekreti nuk gjykohet nga Kushtetuesja.
I njëjti argument iu mbështet edhe nga Këhsilli i Ministrave. Ndërsa, mbrojta e Erion Veliaj tha se është kompetence e Gjykatës Kushtetuese
“Nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ, zgjedhjet në Tiranë u bllokuan duhet të kthehet kushtetueshmëria. Paraqesim kërkesën që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim. Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi”, tha Presidenca.
“I qëndrojmë parashtrimit që kemi. Mendojmë se GJK është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjkykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave”, tha Mbrojtja e Veliajt.

 
         
         
         
        