Erion Veliaj ka folur në Gjykatën Kushtetuese duke thënë pretendimet e tij, përmes të cilave kundërshton shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Gjatë fjalës së tij Veliaj u ndal te vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, në veçanti te anëtarët socialistë.
Ai tha se vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij ka qenë fyerja më e rëndë që i është bërë në jetën e tij publike, pasi ka ardhur nga bashkëpunëtorët e tij.
“Nuk kishte se si të më fyenin më rëndë se kaq. Ka qenë fyerja më e rëndë e jetës time publike. Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kush do tjetër. Zoti i faltë. Lutem çdo natë për ta dhe i them Zot fali se nuk dinë çfarë kanë bërë me atë vendim“, tha Veliaj.
