Ish-deputeti dhe ministër në qeverisjen socialiste, shkrimtari e publicisti Ben Blushi, në një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të liderit historik të së majtës Fatos Nano, e krahason atë me figurën e një timonieri të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera drejtimin e anijes.“Sa herë bëhej pishman ai grindej me ata që u kishte lënë timonin, kacafytej dhe plagosej dhe e merrte anijen prapë për ta lënë prapë dhe për ta rimarrë prapë.
“Sa herë bëhej pishman ai grindej me ata që u kishte lënë timonin, kacafytej dhe plagosej dhe e merrte anijen prapë për ta lënë prapë dhe për ta rimarrë prapë.
Pasioni më i fortë i jetës së tij ishte të rifitonte me vështirësi atë që humbte me lehtësi”, shkruan Blushi në rrjetin social Facebook.
“Fatos Nano kishte një aftësi të rrallë për të krijuar armiq të cilët pasi i mundte i bënte miq dhe një talent të madh për t’ia vështirësuar jetën vetes deri në mundim.
Meqë harxhonte shumicën e forcave për të qetësuar furtunat që krijonte vetë, koha që i mbetej për punë të tjera ishte gjithmonë e pamjaftueshme.
Me siguri iku duke menduar se dha më shumë se sa mori dhe se po të kthehej pas do e drejtonte anijen në ujëra të tjera.
Ai merr me vete një pjesë të kujtimeve tona por ajo që do mbahet mend gjjthmonë është se ai e la Shqipërinë shumë më mirë se ç’e gjeti sa herë koha e thirri për të vendosur”, thuhet në mesazhin e Ben Blushit.
