Tension në Vlorë në orët e mbrëmjes. Një përplasje me armë ka tronditur banorët e fshatit Gjorm në Selenicë, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po heton shkaqet e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës, ku sipas burimeve paraprake është raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe një person të plagosur.
Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë vendosur perimetër sigurie për të parandaluar çdo përshkallëzim të situatës. Ambulanca ka mbërritur në vend dhe ka transportuar të plagosurin drejt spitalit rajonal të Vlorës.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit mes dy personave. Policia po kryen hetime për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
Më shumë detaje pritet të bëhen publike në vijim nga uniformat blu.
