Personi që shihni në foto është Dalan Alliaj, 36-vjeçari i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj.Alliaj u qëllua me 6 plumba nga dhali i xhaxhait të tij, në banesën e këtij të fundit në fshatin Gjorm. Ishin familjarët ata që e gjetën 36-vjeçarin pa shenja jete, e më u transportua në spitalin e Vlorës, por për fat të keq u konfirmua i vdekur.
Siç raportuam dhe më herët në trupin e të riut u gjetën 6 plumba, ku njëri prej tyre i kishte prekur zemrën. Lidhur me këtë ngjarje Policia e Vlorës vendosi në pranga kushëririn e tij, Bertil Alliaj, i cili rezulton të jetë një eksponent i njohur në botën e krimit.
Ai u arrestua në zonën malore të fshatit Gjorm dhe para grupit hetimor deklaroi se aktin makabër e kreu për një “arsye shumë të fortë”.Teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, Dalan Alliaj do të përcillet këtë të diel për në banesën e fundit. Ai do të prehet përgjithmonë në varrezat në Levan, aty ku dhe 36-vjeçari jetonte.
