Ish-deputeti dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, rrëfeu në studion e News24 historinë e njohjes së tij me Fatos Nanon dhe ulje-ngritjet politike të marrëdhënieve të liderit socialist me partinë e tij.Duka shprehu keqardhjen që PS nuk e mbështeti kandidaturën e Nanos në 2007 për president, duke shtuar se ai nuk ishte hakmarrës dhe pavarësisht kësaj, i la ambiciet politike dhe më pas ujërat u qetësuan dhe u afrua përsëri.
“Ajo që më surprizoi sot ishte edhe ajo që tha kryeministri Rama sot, “ore sa shumë të paskan dashur!”. Edhe pjesa e ndarjes së bukës dhe historitë e përplasjeve, deklaratat apo pjesa në librin “Kurban”.
Politika i ka këto. Keqardhje që nuk u pranua për t’u bërë president. Vetëm Taulant Balla i doli në mbështetje në PS në atë kohë që të bëhej presidedent. PS nuk e mbështeti Nanon për postin e presidentit. Derisa nuk pati më ambicie politike dhe situata u përmirësua. Kështu është politika në fakt”, tha Duka mes të tjerash për “News 24”.
