Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se është forcuar komponenti “Patriot” i sistemit të mbrojtjes ajrore ukrainase, në bashkëpunim me Gjermaninë.“Ne e kemi forcuar komponentin Patriot të mbrojtjes sonë ajrore. Falënderoj Gjermaninë dhe personalisht Kancelarin Gjerman Friedrich Merz për këtë hap të përbashkët për të mbrojtur jetën njerëzore nga terrori rus”, shkroi Zelensky në rrjetin X.
Ai theksoi se ky përforcim ishte përgatitur prej kohësh dhe marrëveshjet tashmë janë vënë në zbatim. Presidenti ukrainas shtoi se negociatat vazhdojnë për hapat e tjerë të përbashkët për të forcuar mbrojtjen ajrore, si në nivel qeveritar ashtu edhe drejtpërdrejt me kompanitë prodhuese.
“Do të ketë rezultate të mëtejshme,” përfundoi Zelensky, duke nënvizuar se Ukraina po punon ngushtë me aleatët për të rritur sigurinë ajrore dhe për të mbrojtur civilët nga sulmet ruse
