Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi, është zgjedhur kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë. Vendimi u mor gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës, e mbledhur më 31 tetor 2025.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Asamblesë, me votë unanime, miratuan strukturën e re drejtuese të Shoqatës. Përveç Pëllumbit në krye, Ardit Kuka u zgjodh nënkryetar, ndërsa Valjona Haxhiraj do të mbajë detyrën e sekretares.Në Këshillin Drejtues të Shoqatës do të jenë gjithashtu gjyqtarët: Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj.Gjatë mbledhjes u vendos edhe pranimi i 14 anëtarëve të rinj në Shoqatë, si dhe u miratuan disa ndryshime në Statutin e saj, me synim përmirësimin e funksionimit të brendshëm të organizatës.
