Moderatorja e njohur ka depozituar kërkesën për divorc në gjykatë, duke mbyllur një kapitull dhjetëvjeçar me Ogren Ballukun, vëllain e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Moderatorja Neda Balluku ka vendosur t’i japë fund martesës me Ogren Ballukun, vëllain e ministres Belinda Balluku, pas dhjetë vitesh bashkëjetesë. Sipas burimeve pranë gjykatës, ajo ka paraqitur këtë të hënë kërkesën për divorc, duke formalizuar ndarjen që prej kohësh ishte përfolur në qarqet mediatike.
Marrëdhënia e çiftit mësohet se ka qenë në krizë gjatë muajve të fundit, ndërsa vendimi për t’u ndarë është marrë pas disa përpjekjeve të dështuara për pajtim. Burime pranë moderatores bëjnë me dije se procesi do të zhvillohet me mirëkuptim të ndërsjellë dhe se Neda synon ta ruajë privatësinë e familjes gjatë procedurave ligjore.
Neda Balluku, e njohur për karrierën e saj në televizion dhe projektet në fushën e medias dhe komunikimit, ka qenë ndër figurat më të komentuar të ekranit shqiptar. Ndërkohë, ndarja e saj nga familja Balluku pritet të tërheqë vëmendje të gjerë për shkak të lidhjes familjare me një prej emrave më të njohur të kabinetit qeveritar.
