Rreth dymbëdhjetë orë pasi makina e politikanit të lartë të AfD-së, Bernd Baumann (67 vjeç), u dogj në Hamburg, Antifa ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Të hënën pasdite, në orën 15:27, një letër pranimi u ngarkua në faqen e internetit të ekstremit të majtë, Indymedia.
Pamfleti fillon: “Përshëndetje të zjarrta për të akuzuarit, të burgosurit dhe antifat që janë në arrati”. Më tej ekstremistët flasin për faktin se “të sunduarit” po përpiqen të vendosin “standarde të reja”.
“Natën e datës 3.11.25 në Hamburg-Othmarschen kemi shkatërruar BMW-në e Bernd Baumann, sekretarit të grupit parlamentar të AfD-së, me një pajisje shpërthyese”, thuhet në letër.Në fund të letrës vjen një kërcënim i neveritshëm për vrasje: “All you damn’ MAGAfreaks, you will follow Kirk to hell!” (Të gjithë ju të mallkuarit dhe të çmendurit e MAGA-, do ta ndiqni Kirk-un në ferr!)
MAGA është slogani që përdor presidenti i SHBA-së, “Make America Great Again”, dhe që të gjithë mbështetësve të Trump u kanoset i njëjti fat si ai i të vrarit Charlie Kirk.Aktivisti politik amerikan dhe aleati i Trump, Kirk, u qëllua për vdekje më 10 shtator në kampusin e universitetit ‘Utah Valley’ në Orem (SHBA).Natën duke u gdhirë e hëna, në lagjen Othmarschen të Hamburgut, makinës së sekretarit të grupit parlamentar të AfD-së, Baumann, iu vu flaka. Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 3:20. Vetë Baumann u zgjua nga shërbimi i mbrojtjes së shtetit në orën 5 dhe u informua për incidentin.Sipas hetimeve aktuale, banorët fillimisht dëgjuan shpërthime të forta dhe panë flakë që dilnin nga një makinë. Kur forcat e zjarrfikësve të alarmuara mbërritën në perëndim të Hamburgut, katër makina ishin në flakë – njëra prej tyre ishte BMW-ja e partneres së Baumann.Edhe pse menjëherë nisi kërkimi me disa makina patrulle, nuk u arrit të identifikoheshin persona të dyshuar. Aktualisht po heton shërbimi i mbrojtjes së shtetit, i cili brenda strukturave policore është përgjegjës për veprat penale me motiv politik.
