Avni Ponari, jo vetëm që bën sigurimin e makinave, por importon edhe vetë mjete me anë të një kompanie që e krijoi më 2017. Këtë vit, biznesmeni i njohur i sektorit të sigurimeve ka marrë një kontratë të rëndësishme nga komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci!Duhet sjellë një makinë e blinduar për sigurimin e kryeministrit Rama gjatë lëvizjeve të tij në rrugë tokësore. Në kontratë nuk përmendet emri i kryeministrit, por kuptohet, se një makinë e tillë që nuk është blerë ndonjëherë në Shqipëri, nuk mund të jetë për ndonjë personalitet tjetër.Tenderi me tre lote, u nis më 11 mars 2023, nga ish-komandanti Onuzi që largua duke i lënë vendin Zerecit. Ky i fundi i ka fimosur kontratat më 27 tetor 2025. Për lotin 3, që ka për objekt super makinën. Lloji i prokurimit është “Procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar”.
Nga ana tjetër, duke qenë se flitet për sigurinë e udhëheqësit, tenderi është bërë sipas rregullave të prokurimit të fushës së sigurisë.Më konkretisht, është një tender sekret, ku ftohen kompani të caktuara. Tashmë kontrata është firmosur dhe pritet të vijë makina.Sipas dokumenteve, afati për dorëzimin e mjetit është 2 vjet. Kjo do të thotë se mjeti special po bëhet me porosi nga fabrika dhe do të jetë unik.Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin e Gardës së Republikës Loti III: “Automjet 4X4 (S2) për eskortat e grupeve të shoqërimit të Personaliteteve të Lartë Shtetërore-”, me fond limit prej 49,500,000 lekë pa TVSH ose 498,640.07 Euro pa TVSH (sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë më datë11.03.2025, ku 1 euro = 99.27 lekë). Në fakt Euro tani ka rënë, por ky është një problem tjetër, që ka të bëjë me datën e referencës.
