
Autoritetet greke po hetojnë nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo vdekje aksidentale nga arma e zjarrit
Një i ri shqiptar, 26 vjeç, është gjetur i vdekur në një apartament të marrë me qira përmes platformës Airbnb, në zonën Orfanidou në Selanik. Trupi i tij është zbuluar në katin e gjashtë të ndërtesës, ku ai qëndronte prej disa ditësh.
Sipas të dhënave të para të policisë, në trupin e të riut janë konstatuar plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që ngjarja të jetë vetëvrasje, por nuk përjashtohet as ndonjë skenar tjetër, deri në përfundimin e ekspertizës së mjekut ligjor.
Në vendngjarje ndodhen forcat e DIAS dhe grupi hetimor që po mbledh provat, ndërsa pritet raporti zyrtar mjeko-ligjor për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes.
Hetimet vijojnë.
