Kamioni përplas këmbësorin, drejtuesi i mjetit shoqërohet për veprime të mëtejshme
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Cërrik–Shalës. Sipas të dhënave paraprake, një kamion me drejtues shtetasin E. H. ka përplasur një këmbësor, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.
