Kreu i PD Sali Berisha ka folur për mediat para në oborrin e Kuvendit.Siç deklaroi edhe dje hapur qëndrimin e PD-së se nuk do të votojnë kurrë një ligj për të cilën 3 komunitete fetare janë kundër, Sali Berisha tha se tashmë gjinia i bie të përcaktohet nga shkollat.
“Ligji i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë përmbys Kushtetutën e vendit, kodet e vendi, trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Pretendimi se është përafrim me legjislacionin europian është mashtrim pasi asnjë frazë e direktivave të B nuk bëhet fjalë për gjini me diversitet të gjerë apo përkatësi gjinore të shumëfishta. Janë mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni i së cilës është Soros.Ligji de facto vendos sistemin e ekstremit të majtë pasi zhvlerëson përcaktimet ligjore të mëparshme dhe triumfon çnjerëzorja.”, tha ai.
