E mitura dyshohet se ka konsumuar medikamente, ndodhet nën kujdes mjekësor
Një vajzë 17-vjeçare është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit, pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh, ndërsa ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
Sipas burimeve nga policia, e mitura është shtruar menjëherë në repartin e urgjencës, ku po ndiqet nga mjekët specialistë. Fatmirësisht, mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
Grupi hetimor është vënë në lëvizje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe arsyet që e çuan 17-vjeçaren në këtë gjendje, ndërsa hetimet po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.
