Reperi ndez rrjetin me një imazh enigmatik dhe një koment për “mungesën e romantikës”.
Reperi nga Drenica, Don Xhoni, ka befasuar ndjekësit duke publikuar një foto pranë një vajze, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur. Imazhi i postuar në Instastory ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë me komente, supozime dhe analiza për jetën sentimentale të artistit.
Në foto, dyshja shfaqet pranë njëri-tjetrit në një ambient të qetë, por reperi nuk ka zbuluar se kush është vajza dhe ç’raport ka me të. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mbishkrimi që Don Xhoni i ka vendosur fotos:
“Romantika nuk ekziston ma, se t’gjithë janë bo mangupa.”
Ky qëndrim u interpretua nga fansat si një koment për marrëdhëniet në kohët moderne, por edhe si një thumb për të kaluarën e tij sentimentale.
Pamja dhe mesazhi i reperit kanë ndezur diskutime të shumta në rrjete, ku ndjekësit po mundohen të zbulojnë identitetin e vajzës dhe nëse bëhet fjalë për lidhje të re apo thjesht një provokim mediatik.
Ndërkohë, Don Xhoni nuk ka dhënë asnjë sqarim shtesë, duke lënë gjithçka në terren thashethemesh – një strategji që i ka funksionuar mjaft mirë edhe më herët.
