Myftinia dhe Arqipeshkvia e Shkodrës përsërisin qëndrimin e përbashkët për ruajtjen e vlerave familjare dhe identitetit tradicional.
Gjatë një aktiviteti për 35-vjetorin e rikthimit të lirisë së besimit në Shqipëri, përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare në Shkodër riafirmuan kundërshtimin e tyre ndaj projektligjit për barazinë gjinore që pritet të diskutohet në Kuvend.
Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, deklaroi se qëndrimi i komuniteteve fetare është unik dhe i pandryshueshëm, duke theksuar se ligji në fjalë preku “themeli i vlerave shoqërore mbi të cilat është ndërtuar familja shqiptare”. Ai theksoi se pret që politika të dëgjojë këtë mesazh dhe të reflektojë për ruajtjen e traditës dhe kulturës së vendit.
Nga ana tjetër, Arqipeshkvi i Shkodrës, Giovanni Peragine, vuri në dukje se integrimi në Bashkimin Europian nuk duhet të nënkuptojë braktisjen e identitetit kulturor dhe fetar. Ai nënvizoi se njeriu, mashkull dhe femër, ka vlerën dhe identitetin e vet që nuk mund të relativizohet nga nismat ligjore.
Të dy udhëheqësit fetarë shprehën bindjen se mbrojtja e familjes tradicionale mbetet një vlerë thelbësore e shoqërisë shqiptare dhe se çdo ndryshim ligjor duhet të pasqyrojë këtë realitet shoqëror.
