Oficeri Ritvan Pali, ish-drejtues i Komisariatit nr.2 në Tiranë, është larguar përfundimisht nga radhët e Policisë së Shtetit.
Pali ka qenë një nga drejtuesit me performancë të mirë në detyrë, ku gjatë mandatit të tij, komisariati që drejtonte arriti të arrestonte ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morinën, të kërkuar nga SPAK për bashkëpunim me grupe kriminale.
Pas këtij operacioni, ndonëse pritej avancim në karrierë, Pali dha dorëheqjen nga detyra e shefit të komisariatit nr.2.
Më vonë ai u transferua në Devoll dhe më pas në Kukës, ku mbante detyrën e specialistit për Rendin.Burime pranë policisë bëjnë me dije se ndaj tij është zbatuar edhe një ulje në gradë, nga komisar në nënkomisar, për arsye që nuk janë bërë publike.
Pas këtyre lëvizjeve dhe masave, Pali ka vendosur të largohet përfundimisht nga Policia e Shtetit.
Ngjarja shihet si një rast i rrallë, ku një oficer me rezultate të mira në punë përfundon jashtë strukturave, pa një motiv të qartë publik
