Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca si dhe dy komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja vizituan sot në ambientet e burgut të Durrësit, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj ndodhet në paraburgim prej disa muajsh. Vizita e Avokatës së Popullit mësohet se vjen pas një ankese nga kryebashkiaku Veliaj. Është e paqartë se çfarë ankese ka paraqitur konkretisht Veliaj.
