Autoritetet spanjolle kanë goditur një rrjet të mafias shqiptare që shpërndante sasi të mëdha droge drejt territorit iberik dhe Europës.
Operacioni, i nisur dy vite më parë, rezultoi në sekuestrimin e mbi 687 kilogramëve kokainë, 2.500 kilogramëve hashash dhe më shumë se 1,5 milionë eurove, si dhe arrestimin e disa prej udhëheqësve të rrjetit, përfshirë trafikantë dhe një polic të përfshirë në skemë.
Hetimet zbulojnë një mekanizëm të sofistikuar shpërndarjeje që përdorte Ibiza-n si derë hyrëse të drogës, me rrjete të vendosura në Mallorca dhe pjesë të tjera të Spanjës.
Mediat spanjolle:
Operacioni, i nisur dy vite më parë, ka lejuar sekuestrimin e 687 kilogramëve kokainë, 2.500 kilogramëve hashash dhe më shumë se 1,5 milionë eurove, sipas njoftimeve të Policisë Kombëtare dhe Gardës Civile. Por rrjeti i drejtuar nga Milojevic menaxhonte shumë më tepër: vetëm në Mallorca, dokumentet e sekuestruara tregojnë se kishin shitur 2.107 kilogramë kokainë dhe 5.647 kilogramë hashash, me një fitim mbi 25 milionë euro.
Mafia shqiptare, pjesë e së cilës thuhet se ishte Milojevic, përdorte Ibiza-n si derë hyrëse në Europë për sasi të mëdha droge, sipas hetuesve, të mbështetur në bisedat e kapura telefonike dhe në banesat e trafikantëve.
Lëndët narkotike mbërrinin me anije tregtare nga Afrika dhe Amerika e Jugut. Nga këto anije, paketat hidhnin në det të hapur dhe më pas rrjeti i merrte me anije të fuqishme për t’i sjellë në breg. Në Ibiza, ku ishin vendosur disa anëtarë të mafias shqiptare, ekzistonte një infrastrukturë e rëndësishme për magazinimin e drogës para shpërndarjes. Hetuesit vënë në dukje se trafikantët kishin vendosur të paktën dy pajisje gjurmimi në automjetet e policisë për të monitoruar lëvizjet e hetuesve, duke shmangur kështu operacionet dhe duke siguruar zbarkimin e suksesshëm të afro dy tonëve hashash.
