A do të kandidojë Ervin Salianji për kryetar të PD?Në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Salianji u shpreh se qëllimi i demokratëve është largimi i Edi Ramës nga pushteti.
Ai tha se Berisha është simbol në PD për shkak të trashëgimisë dhe asaj që ai ka dhënë për këtë forcë politike, duke shtuar se opozita duhet të jetë e bashkuar dhe lidershipi i saj është faktor në këtë aspekt.
Ervin Salianji: Perfeksionin në politikë e vendos vota. Z.Berisha është simbol në PD. A ka figura që përballen me Berishën? Potencialisht po. Kush mendon se merr më shumë vota se Berishaduhet të hyjë në garë. Qëllimi është të rrëzohet Edi Rama, jo Sali Berisha. PD duhet të perfeksionohet.
Dua që PD të bëjë gjithçka për të rrëzuar Edi Ramën.
Në PD çdo zgjidhje duhet të përfshijë të gjithë elementët në atë parti, jo vetëm elementin kryesor në atë parti që është Sali Berisha. Nuk kam asnjë penalizim për të qenë në çdo funksion në PD. Po e them për të njohur faktin që Sali Berisha është një nga simbolet e PD, siç mund të jetë simbol logoja, për shkak të trashëgimisë, kontekstit historik, jetëgjatësisë në qeveri apo opozitë, zgjidhja duhet të jetë me zotin Berisha.A do të hyj unë në garë?Cilido që ka ambicie, duhet të bëjë pas për të bashkuar opozitën. Nëse kjo mund të duket një element që e përçan PD-në dhe opozitën, nuk është e duhur. Nëse është element që e bashkon PD-në dhe jep energji, këtu do të jemi – do të diskutojmë sërish.
