
Emri i tij po qarkullon si opinionist i mundshëm në Fan Club BBVA, por deklarata live i la dyert hapur për çdo zhvillim.
Emri i Joz Markut po qarkullon me intensitet së fundmi si kandidat për të qenë opinionist në Big Brother VIP Albania Fan Club. Por gjatë një lidhjeje telefonike në “Goca dhe Gra”, këngëtari nuk dha një po të prerë, përkundrazi, reagimi i tij vetëm sa shtoi më shumë dyshime dhe kuriozitet.
Gjatë bisedës live, ai u shpreh se ende nuk ka asgjë të firmosur dhe se vendimi nuk është finalizuar: uroj kolegen për nisjen e sezonit, por në lidhje me pyetjen nëse do të jetë opinionist, tha se është e pasigurt dhe se përgjigjen më të saktë mund ta japë Franceska Murati, tashmë e konfirmuar si pjesë e panelit.
Deklarata e tij u interpretua si një shenjë se bisedimet mund të jenë në proces, por publiku duhet të presë njoftimet zyrtare. Ndërkohë, fansat në rrjete po shpërndajnë reagime të shumta, duke spekuluar për një panel më dinamik këtë sezon.
Me nisjen e BBVA që afrohet dita-ditës, interesi rritet: A do të jetë Joz Marku surpriza e radhës në Fan Club, apo emri i tij mbetet thjesht në diskutim? Përgjigja duket se do të vijë vetëm nga produksioni.
