Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin Kjo Javë, theksoi se rëndësi për protestat e pritshme të opozitës është efikasiteti.
Ai tha se PD ka një strategji për protestat dhe sipas tij, kur të jetë nevoja për protesta të mëdha do të thirren.
“Për mua më e rëndësishme është efikasiteti, dhe efikasitetin do ta bëjë një strategji që përfshihen protestat brenda. Kur të ketë nevojë për protesta të forta, do të ketë dhe protesta.
Ajo është vendimarrja që do ta marrim ne. Ndërkohë që ka zhvillime të rëndësishme në parlament dhe duhet të gjykojmë sa ia vlen rezultati. Ne do të shohim të gjithë gamën. Ne nuk kemi mundësi të flasim në parlament.
Ne kemi nevojë të mos censurohemi në media. Raporti i ODIHR-it flet që 90% e mediave janë të kontrolluara.”, tha Bylykbashi.
