Janë zbuluar detaje të reja nga dosja e Prokurorisë për ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën më 1 shkurt, ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni vrau me thikë djalin e tij, 37-vjeçarin Asim Gjoni.
Sipas dosjes, ngjarja ndodhi gjatë darkës në banesën e familjes, pas një debati banal mes tyre.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gjithçka nisi pasi Asimi, i cili kishte konsumuar alkool, filloi të ofendonte të atin me fjalë fyese dhe provokuese.
Në një moment, ai i tha babait: “A e ke pas dashnore Zanën…”, duke e vazhduar me komente të tjera tallëse. Vajza e Hekuranit, e pranishme në tavolinë, ka treguar se i kërkoi të mos e ngacmonte më, por 37-vjeçari vazhdoi.Asimi e kërcënoi babain duke i thënë “Do të të zhduk”, dhe në debat e sipër e kapi nga rrobat duke e ngritur lart. Në atë çast, i ati mori thikën e bukës nga tavolina dhe e goditi për vdekje.Gruaja e Hekuranit dhe vajza e tyre tentuan të ndërhynin, por ishte tepër vonë. Inxhinieri 37-vjeçar humbi jetën në vend, ndërsa babai u arrestua menjëherë nga policia.“E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Brunilda Hekuran Shetro e cila ka shpjeguar se: Ka rreth një muaj që ndodhet në banesën e babait të saj. Rreth orës 19.00 ajo së bashku me prindërit është ulur për të ngrënë bukë, dhe në një moment në banesë është futur vëllai Asimi i cili është ulur në tavolinë me ta. Sipas saj babai Hekurani kishte pirë pak alkool dhe në këtë kohë Asimi ka vazhduar ta ngacmonte duke i shprehur fjalët “a e ke pas dashnore Zanën, dhe pas dashnor këtë, ka pas dashnor atë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”.
Në deklarues i ka kërkuar të vëllait që mos ta ngacmonte më, pasi kishte pirë dhe po kështu dhe ai më pas dukej i skuqur në fytyrë por ai përsëri ka vazhduar ta ngacmojë. Më tej Asimi i është drejtuar me fjalët “Ej mos po kujton se po flet me ato dy pijanecët lart, duke nënkuptuar vëllezërit e tjerë dhe e ka kërcënuar duke i thënë që të zhduk dhe të ta marr jetën”.
Më tej deklaruesja thekson se “Asimit i është drejtuar me fjalët “që ke vret babën tënd”, por ai është ngritur në këmbë dhe ka kapur babain nga rrobat duke e ngritur lart dhe ju është drejtuar përsëri me fjalët që të vras. Më tej ajo i ka thënë që si nuk i vjen turp që i flet babait ashtu dhe Asimi e ka shtyrë denoncuesen duke e rrëzuar në tokë. Në këtë moment babai është ngritur dhe ka kapur thikën mbi tavolinë dhe është konfrontuar me Asimin, të cilin e ka qëlluar me thikë”, thuhet në dosje.
