Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi. Ai është Edmond Hoxha, 40 vjeç me origjinë shqiptare. Ai u arrestua nga autoritetet greke, pasi akuzohet se kryer marrëdhënie seksuale dhe pornografi me të mitur nën 12 vjeç. Hoxha u arrestua së bashku me një 20-vjeçar romun.
Ndaj tyre u ngrit ndjekje penale për, akte seksuale me një të mitur që nuk ka mbushur moshën 12 vjeç, bashkëpunim i thjeshtë në akte seksuale me një të mitur që nuk ka mbushur moshën 12 vjeç, akte seksuale përpara një të mituri që është nën 14 vjeç së bashku dhe posedim të materialeve pornografike me fëmijë, prodhimi i të cilave lidhet me përdorimin e një të mituri që nuk ka mbushur moshën 12 vjeç.
Mediat greke shkruajnë se 20-vjeçari romun, duke përfituar nga marrëdhënia familjare që mbante me nënën e viktimave të mitura dhe besimi i prindërve tek ai, pasi siguroi qëndrimin e fëmijëve në shtëpinë e tij, e ftoi 40-vjeçarin në shtëpinë e tij dhe së bashku kryen veprat penale të mësipërme. Një vëllim i konsiderueshëm dosjesh u gjet në posedim të tyre, që përfshin pornografi të fortë të të miturve nën moshën 12 vjeç.
Këto veprat penale shkelin të drejtat legjitime të pastërtisë së fëmijërisë dhe lirisë seksuale në kombinim me posedimin e dosjeve të shumta që përmbajnë pornografi të fëmijëve. Ndaj ky zbulim specifik, sipas Urdhrit përkatës të Prokurorit, synon të hetojë, zbulojë dhe ndjekë penalisht krimet e një natyre të ngjashme, që dy të akuzurit mund të kenë kryer kundër viktimave të tjera.
