
E reja u mashtrua dhe u fut në një banesë të braktisur, ku autori dyshohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë; në banesë u gjetën armë dhe mjete të paligjshme.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Shijakut, ku një 18-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor është abuzuar seksualisht nga një 44-vjeçar. Episodi ka ndodhur në fshatin Pjezë, ku autori e ka futur të renë në një banesë të braktisur dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë.
Policia e Shijakut ka reaguar menjëherë pas kallëzimit dhe ka organizuar operacionin për kapjen e autorit të dyshuar. Pas verifikimeve, është vënë në pranga shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, oficerët sekuestruan një shkop gome dhe një armë gjahu që ai e mbante pa leje, mjete që shtojnë dyshimet mbi rrezikshmërinë e tij. Viktima është marrë nën kujdesin e autoriteteve për procedurat mjekësore dhe psikologjike.
Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të madhe në komunitet, ndërsa hetimet për rrethanat e plota vijojnë.
