Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi sot se ka nisur organizimi për protestën e 4 janarit, e cila do zhvillohet në orën 12:00 dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive. Duke folur nga protesta para kryeministrisë, Lapaj theksoi se protestat e javëve të fundit kanë thyer kontrollin e debatit publik dhe kanë rikthyer reagimin qytetar. Ndër të tjera, Lapaj u shpreh i bindur se ndryshimi është i mundur dhe se Shqipëria mund të drejtohet nga njerëz të pakorruptuar.
“Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. Në orën 12:00 i madh e i vogël, nga cdo shtresë sociale, nga çdo cep i vendit, nga fermerët që janë përmbytur e nuk kanë marrë dëmshpërblimet, duhet të bashkohen masivisht për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e klikës në pushtet. Vendi ka filluar të ngjallet nga vdekja klinike.
Sa protesta kanë ndodhur në këto 3 javë nga grupime të ndryshme, nuk ka pasur në 3 vitet e fundit. Këta e kishin kapur dhe marrë peng debatin publik. Qytetarët që po reagojnë po imponojnë një agjendë të re. Kishte muaj që dëshmohej se zv/kryeministrja ishte kapur në flagrancë duke vjedhur para e qytetarëve, por vetëm heshtje…
Janë munduar edhe ta relativizojnë duke thënë këta të korruptuar janë, ‘por ja na ikën këta kush do vijë?”. Do na vijnë njerëz të pakorruptuar, sepse nuk i kanë rrënjët që kanë këta dhe tjetra të gjithë e kanë kuptuar se edhe nëse vjedh vjen një ditë që nuk shpëtim,” deklaroi Adriatik Lapaj
