European Union foreign policy chief Federica Mogherini speaks during the press conference about meeting with counterparts from Africa's Sahel in a show of support for the impoverished region fallen prey to extremists and a key transit point for migrants heading to Europe in Brussels, Belgium, February 23, 2018. Photo Jakub Dospiva/insight media/ddp
Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, u arrestuar sot së bashku me një diplomat të lartë italian, Stefano Sannino, dhe një menaxher të një institucioni akademik. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një hetimi mbi parregullsi në dhënien e një programi trajnimi të financuar nga Bashkimi Evropian me vlerë 990,000 euro.
Siç raportojnë mediat e huaja, krimet e dyshuara përfshijnë ndërhyrje dhe mashtrim në prokurimin publik, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Gjithashtu hetimi ka të bëjë me favorizime të dyshuara në dhënien e fondeve për një program trajnimi për diplomatët e ardhshëm evropianë dhe lidhet me periudhën nga viti 2021.
Për të arrestuar Mogherinin dhe Saninon, gjyqësori ka kërkuar dhe siguruar heqjen e imunitetit diplomatik. Hetimi u inicua nga Zyra e Prokurorit Publik Federal në Bruksel dhe u zhvillua më tej nga EPPO, e cila merret me mashtrimet që përfshijnë fondet e Bashkimit Evropian.
Sipas hetuesve, informacioni për kriteret e përzgjedhjes së tenderit mund të ketë qenë i disponueshëm paraprakisht për përfituesit e mundshëm, duke shkelur rregullat për konkurrencën e drejtë dhe duke favorizuar një kandidat të caktuar. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu nëse përfaqësuesit e institucioneve të përfshira ishin të vetëdijshëm për këtë informacion dhe nëse kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.
Përveç arrestimeve, autoritetet belge kontrolle u kryen edhe në banesat e tre të dyshuarve. Një zyrtar i BE-së i tha Agjencisë France Presse se hetimi nuk ka të bëjë me aktivitetet e Bashkimit Evropian pas vitit 2024, kur Kaja Kallas mori detyrën si Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme.
