Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa sigurie ndaj drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zv.drejtoreshës së institucionit, Hava Delibashi si edhe biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Lala thekson se janë bërë transaksione në vlera të konsiderueshme e janë blerë pasuri të patundshme. Sipas saj, vetëm në një rast afro 1 mln euro është blerë një jaht në emër të një shtetaseje 24-vjeçareje rumune dhe që rezulton se kishte njohje me shtetasin Ermail Beqiri.
Megjithatë janë edhe 10 procedura të tjera tenderuese., ku sipas SOAK, mund të rritet në kuadër të hetimeve që Mirlinda Karçanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit dhe janë bërë transaksione në vlera të konsiderueshme e janë blerë pasuri të patundshme vetëm në një rast afro 1 mln euro është blerë një jaht në emër të një shtetaseje 24-vjeçareje rumune dhe që rezulton se kishte njohje me shtetasin Ermail Beqiri.
Kontrollet po vijojnë tek disa zyrtarë të tjerë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të shqyrtimit të ankesave. Gjithashtu edhe persona të lidhur me dy biznesmenët e shpallur në kërkim deri më tani, pasi nuk ka informacione që janë arrestuar, po ashtu te familjarë të tyre e banesa që disponojnë,” tha Klodiana Lala.
