
Dallimet në deklarimet e pasurisë për vitet 2024 dhe 2025 nxisin nisjen e procedurës ligjore
Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur zyrtarisht një procedurë verifikimi pasuror ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas konstatimit të dallimeve të dukshme në deklarimet e pasurisë për dy vitet e fundit.
Sipas mediave nga Kosova, shqetësimet lidhen me ndryshime të konsiderueshme në formularët zyrtarë të deklarimit, kryesisht në rritjen e kursimeve dhe shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara për vitin 2025 krahasuar me vitin 2024. Këto lëvizje financiare kanë shtyrë Agjencia Kundër Korrupsionit të ndërmarrë verifikime të mëtejshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dokumentacioni i dorëzuar për vitin 2025 tregon ndryshime të ndjeshme krahasuar me një vit më parë, çka ka ngritur nevojën për sqarime shtesë mbi burimin dhe natyrën e pasurisë së deklaruar.
Në deklarimin e mëparshëm, presidentja Osmani ka raportuar se së bashku me bashkëshortin posedojnë një banesë tjetër në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi shtesë në Australi.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se procedurat e verifikimit janë në vijim dhe se çdo përfundim apo rezultat do të publikohet sipas rregullave dhe afateve të parashikuara nga ligji.
