Ish-ministri i Bujqësisë në vitet 2002-2005, në kohën e qeverisjes socialiste me kryeministër Fatos Nanon, kryetar i PAA Agron Duka i ftuar në studion e News24 e ka vlerësuar figurën e ish-kryetarit të PS si figurë tolerante, që udhëhiqej nga dashuria për njerëzit dhe jo nga hakmarrja.Duka që njihet jo vetëm si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-kryeministrit Fatos Nano por dhe mik i ngushtë i tij deri në fund, u shpreh se një gjë që binte në sy ishte dakordësia që ai kërkonte gjatë mbledhjeve të qeverisë për miratimin e vendimeve të ndryshme.
“Nuk kishte atëherë VKM ose projektligj që të kalonte me votë, diskutohej deri në dakordësi. Mund të qëllonte që një VKM të diskutohej 3 orë ose të shtyhej, gjë që se kishin të tjerët.
Më kujtohet një pr.ligj për pyjet që u kundërshtua nga Blushi në atë kohë, na tha dakordësohuni dhe më pas e miratoni. Nuk ndërhynte në punën tonë, por pranonte cdo lloj propozimi të argumentuar”, tha Duka.
Ai theksoi se në gjykimin e tij që e nënvizoi është objektiv, Nano ka deleguar kaq shumë pushtet, sa e akuzonin se nuk dinte nga punët e shtetit. Por unë gjykoj se kam një gjykim objektiv, por Nano i duhej Shqipërisë në atë kohë, jo hakmarrës, duke lëshuar nga pushteti i vet.“Udhëhiqej nga dashuria për njerëzit, jo nga hakmarrja”, tha Duka.
