Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të reja të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij, duke pretenduar se nga buxheti i shtetit janë vjedhur 14 miliardë dollarë gjatë viteve të fundit. Në një intervistë për emisionin “Cim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj tha se siguria kombëtare është dorëzuar në duart e krimit të organizuar dhe se drejtësia, sipas tij, po mbyll sytë për aferat më të mëdha financiare në vend.
Ahmetaj akuzoi gjithashtu kreun e SPAK-ut Altin Dumanin për mosveprim dhe për mbrojtje të “bosëve politikë”, duke theksuar se korrupsioni është rritur dhe se tenderat publikë po kontrollohen nga qeveria për interesa private.
“Dhe dalja në shesh e gjithë aferave. Dalja në shesh. Çfarë ka bërë SPAK-u? E di ti sa është dëmi në dorën e Altin Dumanit, e di sa është dëmi në buxhetin e shtetit? 13 miliardë nga këto afera. 13 miliardë. Ndonjë para i është kthyer buxhetit të shtetit? Ë? Apo ka sekuestruar metra katror që unë i kam bërë në 2006 tek e tek. Aq është, ta marrësh një, dy, tre, katër. 14 miliardë. 14 miliardë dollarë. Ore, pyetje, pyetje për shqiptarët. Me ardhjen e Altin Dumanit u ul apo u rrit korrupsioni. Po. Pse nuk u fut kjo çështja e inceneratorit të Tiranës? Altin Dumani. Pse nuk u fut te kjo çështje? Ku janë sipas llogarive të para 250 milion dëme? Pse s’u fut te tuneli?
Pse tuneli u la muajin e fundit? Pse nuk hetohet përtej? Pse nuk ndiqet paraja? Të ndiqet paraja dhe te AKSHI-i, dhe te rrugët, dhe te nënkontraktorët. Lojërat. Po unë siç e di dhe më vjen informacion përditë. Pse nuk u fut? Cila është arsyeja që Altin Dumani nuk u fut te tuneli? Cila është arsyeja?
Pse nuk u fut tek AKSHI-i? Cila është arsyeja? Pse e mori dosjen time me dhunë? Kujt i kishte premtuar çfarë? Do bëhej shefi i SPAK-ut me zemrën time dhe mëlçinë time? Okay, ja u bëre. Kush është rezultati? Çdo burrë në finale mendon për trashëgiminë, jo thjesht për trashëgiminë familjare, por dhe atë që lë mbrapa. Çfarë lë mbrapa? 14 miliardë dëme ka lënë Altin Dumani prapa,” tha Ahmetaj.
