Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i pyetur për Aeroportin e Vlorës tha se formula është gabim pasi shteti nuk mund të ketë 100% në një PPP. Në një lidhje direkte në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Ahmetaj tha se aty po vidhet pasi kontrata është për 10 vite dhe tha se ka shumë detaje.”Nuk kam punë me bizneset kam punë me pronarët faktikë të aeroportit të Vlorës. Formula është gabim, shteti nuk mund të marrë 100% në një PPP. Çfarë nevoje ke të ndërtosh një “Milano 2” në Vlorë? Propozimi im dhe i Damian Gjiknurit ka qenë një aeroport rajonal. Kjo është vjedhje për 10 vite, ka shumë detaje, djalli fshihet në detaje”, tha Ahmetaj
