Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka deklaruar ka pasur një tentavivë rrëmbimi dhe eleminim fizik ngaj tij. Në një intervistë për emisionin “Cim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se kjo është një bisedë e bërë nga organizata kriminale.
Ai tha se fëmija i tij ka qenë nën kërcënim për rrëmbim. Në lidhje me këtë, ai tha se ka kërkuar të shoh kamerat tek liqeni artificial, por policia nuk ja la dhënë.
“Po po, e kam thënë. Po mirë, një pyetje e kam unë për zotin Dumani. Zoti Dumani e ka dëgjuar që fëmija im ka qenë nën kërcënim për rrëmbim? Unë e kam deklaruar, kam nxjerrë edhe aktin noterial të personit përgjegjës. A ka marrë ndonjëherë, meqë ka dashur indicie, a ka marrë ndonjëherë ndonjë mundim të pyesë? Unë i kam kërkuar kamerat e liqenit policisë, e liqenit artificial. I kam kërkuar kamerat, nuk m’i dha. Ja kam kërkuar edhe kompanisë private. Kishte frikë t’i më jepte për t’i identifikuar unë vetë personat. Lëre mua, te Rotondo e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Domethënë, pavarësisht personit, jemi duke folur për një ish-ministër, për një ish-zëvendëskryeministër. Do vazhdojmë.
Gjatë këtij viti ka shumë të reja. Ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi dhe këtu autoritetet janë të informuara dhe të njoftuara. Pra, ka pasur një plan brenda grupit kriminal që unë kam përmendur më lart, që e kanë diskutuar, deri në eliminim fizik. Patjetër, se ka qenë plani që në momentin një. Për sekuestrim ilegal personi nga këtu me demek unë kisha kaluar kufirin, pas kisha kaluar kufirin ilegalisht në Itali, në Itali do më kishte kapur karabinieria dhe mua do më çonin tek Altin Dumani për të mos dalë më i gjallë nga burgu. Sigurisht që kanë hequr dorë për tre arsye, tre arsyet s’janë të rëndësisë, të rëndësishme për shqiptarët. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale”, tha Ahmetaj
