Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është viktimë të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për emisionin “Cim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj deklaroi hapur se Rama ka qenë ai që e ka çuar Veliajn drejt burgut, jo për drejtësi, por për spektakël dhe llogari politike.
“Nuk ka përfunduar, po e quaj. Dakord. Dhe ja dhanë njerëzve. Ky e degjeneroi Erion Velinë, u tall me familjen e Erion Velisë, u tall, u tall. I bënte edhe i bënte edhe statuset e Facebook-ut në mënyrë që të armiqësonte individualisht me prokurorët që prokurorët s’duhet të binin në atë kurth të kreut të organizatës.
Se në finale Erion Veliaj ka prezumim pafajësie, ka në fund. Ka prezumim pafajësie. Nuk vete ti e shikon me inat Erion Velinë se të ka thënë ty Edi Rama. Degjeneruar. Edhe e la në zyrë për t’u arrestuar.
Dhe sa herë që Erioni jep ndonjë mesazh, i lirojnë asetet, vëllai i Erionit merr një 4 milionësh të ri nga One. Dikush tjetër merr një tender nga burgu, dikush tjetër merr një pulë. Po e ka këtë zakon ky se e ka këtë merak. Kush ka arritur të flasë nga ata? Sigurisht asnjë s’ka arritur. Unë po të isha brenda s’do isha gjallë. Unë s’kam qenë ndonjëherë depozita e tij. Nuk kam qenë. Unë në finale, me gjithë gabimet që mund të kem bërë unë në jetën time, unë e kam respektuar shtetin,” tha Ahmetaj
