
Këmbësorja u përplas nga një automjet në Bradashesh, drejtuesi arrestohet nga policia
Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Peqin Elbasan, në zonën e Bradasheshit.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi A. H. ka përplasur këmbësoren N. S., 46 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, gruaja është transportuar drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.
