
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 4, drejtuesi i mjetit shoqërohet në komisariat
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend.
Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet të jetë rreth 60 vjeç. Menjëherë pas aksidentit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
