
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ndërsa e reja u shoqërua në polici; viktima humbi jetën si pasojë e plagëve të marra
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Shkodrës, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, ku një 24-vjeçare ka përplasur një këmbësor 81-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja u shënua rreth orës 10:05, sipas njoftimit paraprak të policisë.
Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. S., është shoqëruar menjëherë në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Nga përplasja e fortë, i moshuari R. C., 81 vjeç, ka ndërruar jetë. Trupi i viktimës është dërguar në institutin mjeko-ligjor për ekspertim.
Policia njofton se po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe përgjegjësinë ligjore të drejtueses së automjetit.
