Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër mëngjesin e sotëm.
Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur 1 grua dhe 1 fëmijë.
Për nxjerrjen e trupava kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilët më pas u morën me ambulancë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
