
Mjeti dyshohet se humbi kontrollin në aksin Shkodër–Vau i Dejës, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në urën e Spatharit, në aksin rrugor Shkodër–Vau i Dejës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e timonit, duke bërë që automjeti të përfundojë poshtë urës. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, as nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të emergjencës, të cilat po punojnë për verifikimin e situatës dhe zbardhjen e plotë të incidentit.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim, ndërsa apelohet për kujdes të shtuar në qarkullim, për shkak të kushteve të motit dhe rrugëve të rrëshqitshme.
