Një aksident i rëndë ka ndodhur në Malësi të Madhe. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit.
Makina ka përplasur këmbësoren, 68-vjeçare Prende Lulja e cila fatkeqësisht ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, mësohet se është një shtetas slloven, Klemen Jakic dhe është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
