
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Patokut; e moshuara u dërgua me urgjencë në spital dhe po trajtohet nga mjekët, ndërsa drejtuesja e automjetit është proceduar penalisht
Një aksident rrugor ka ndodhur në kryqëzimin e Patokut, në Lezhë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore 77-vjeçare.
Policia njoftoi se e plagosura, me inicialet M.K., banuese në Laç, është dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Fatmirësisht, gjendja e saj shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesja e mjetit është proceduar penalisht dhe hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.