
19-vjeçari i lënduar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën
Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të shtune në bulevardin Skënderbeu në Shkodër, ku një automjet që drejtohej nga një grua 40 vjeçe u përplas me një motomjet të drejtuar nga një i ri 19 vjeç.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, drejtuesi i motorit është dëmtuar dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40. Drejtuesja e mjetit dhe pjesëtarët e tjerë të përfshirë janë marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në përplasjen mes dy mjeteve.
