Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”, ku një automjet u gjet në rrjedhën e një përroi.
Blutë sqarojnë se në automjet kanë qenë dy persona, drejtuesi 24-vjeçar Andi Llosha dhe pasagjeri 30-vjeçar Jurgen Karaj.
Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 24-vjeçarin Llosha, pasi si është largua nga vendngjarja dhe nuk i dha ndihmë Karajt në brendësi të automjetit.
Gjithashtu Llosha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndëra vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Karaj.
Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
