Pamjet nga vendi ku humbi jetën 16-vjeçari janë publikuar. Vikima është Oktavio Merdanaj, 16 vjeç. Siç shihet nga fotot, dy makinat janë dëmtuar si pasojë e përplasjes së fortë. Aksidenti fatal ndodhin pak minuta më parë në aksin rrugor Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit.
Dy automjete tip Benz dhe Peugeot janë përplasur me njëra – tjetrën. Viktima po dilte në autostradë nga Cakrani, në momentin kur është përplasur me automjetin tjetër. Drejtuesi i automjetit tjetër ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar drejt ambienteve të komisariatit. Policia po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit fatal.
Njoftim i policisë
Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit
