

Forca të shumta policie, përfshirë njësinë speciale RENEA, zhvilluan këtë mëngjes një operacion në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Që në orët e para të ditës, tre furgonë policie dhe dhjetëra efektivë u vendosën në rrugën “Myslym Shyri”, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Burime nga terreni tregojnë se pjesa më e madhe e forcave ishin përqendruar pranë hyrjes së një lokali të njohur në zonë, ngjitur me një karburant.
Detajet e operacionit nuk janë bërë ende publike, ndërsa policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi qëllimin dhe rezultatet e ndërhyrjes. Megjithatë, prania e forcave të specializuara RENEA tregon për një veprim të rëndësishëm të strukturave të sigurisë në Tiranë.