Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Teatri “Skampa” në Elbasan, pas një përplasjeje me drejtorin e institucionit, Kliton Kapaj.
Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegon se shkak për vendimin e saj ka qenë mospagesa e rrogës për dy muaj, një shumë prej 55 mijë lekësh të reja.
