Pas deklaratave të transgjinores Luana Myrto në studion e “Oponencë”, e cila ka rrëfyer historinë e saj duke akuzuar Aleancën LGBT dhe Xhenin Karajn se kanë ndikuar gjatë kohës që ishte e mitur, kanë reaguar këta të fundit.
Xheni Karaj përmes një statusi në facebook, i ka quajtur të pavërteta deklaratat e Myrtos dhe ka kërkuar të dëgjohet dhe pala e akuzuar.
“Luana ka zgjedhur të dalë në çdo ekran duke thënë gjera krejt te pavërteta dhe duke pergojuar ata që e kanë shpetuar në një moment kur familja e saj nuk mundi t’i gjendej pranë.
Asnjë media nuk mund të kthehet në urë për linçim publik ndaj njerëzve, shërbimeve dhe institucioneve të shumta që kanë bashkëpunuar në atë kohë. Kjo është e padrejtë, dhe përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi çdo media që dështon të veprojë me standard professional”, thuhet në mesazhin e Xheni Karajt.
Mesazhi i plotë
E njohim Anduela Llabanin si gazetare profesioniste. Pikërisht për këtë arsye, një gazetare profesionsite nuk i jep hapesirë televizive dikujt që përgojon njerëz e më pas të mos krijojë mundësi që çështja të sqarohet. Luana ka zgjedhur të dalë në çdo ekran duke thënë gjera krejt te pavërteta dhe duke pergojuar ata që e kanë shpetuar në një moment kur familja e saj nuk mundi t’i gjendej pranë.
Asnjë media nuk mund të kthehet në urë për linçim publik ndaj njerëzve, shërbimeve dhe institucioneve të shumta që kanë bashkëpunuar në atë kohë. Kjo është e padrejtë, dhe përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi çdo media që dështon të veprojë me standard profesional.
Streha ka bërë një deklaratë publike të plotë dhe të argumentuar. Ajo meriton të njëjtën hapësirë në emisionin e Anduelës e jo të mbetet në hije ndërkohë që përgojimi amplifikohet.
