
Al Pacino i beri nje dedikim mjaft te ndjere ish-partneres se tij, Diane Keaton, e cila u nda nga jeta për shkak të pneumonisë. 85-vjeçari u shpreh i shkatërruar nga vdekja e saj dhe tregon sesi ajo ia kishte ndryshuar jetën. Pacino dhe Keaton luajtën bashkë në trilogjinë “The Godfather” dhe ishin bashkë për 20 vjet.“Kur e mora vesh lajmin, u trondita”, shkroi ai për Deadline duke theksuar se “u trishtua thellë” nga vdekja e saj. “Diane ishte partnerja, shoqja ime, dikush që më solli lumturi dhe që ndikoi në drejtimin e jetës sime. Edhe pse kanë kaluar 30 vite qëkur ishim bashkë, kujtimet mbeten të gjalla dhe me largimin e saj, janë rikthyer me një forcë që është e dhimbshme dhe e fuqishme.”Aktori vlerësoi “energjinë e saj të pagabueshme” dhe sesi ajo hapte dyert për të tjerët e frymëzonte.“Njerëzve do t’u mungojë, por më shumë se kaq, do ta kujtojnë. Ajo la një shenjë që s’mund të zbehet. Ishte e pandalshme, e paepur dhe mbi të gjitha, thellësisht njerëzore. Unë do ta kujtoj gjithmonë. Ajo mund të fluturonte dhe në zemrën time, do të fluturojë gjithnjë”, thuhej ne leter.
Diane ndërroi jetë më 11 tetor në moshën 79-vjeçare. Ajo dhe Pacino u lidhën në 1974 dhe i dhanë fund në 1990, pasi Keaton i vendosi një ultimatum dhe ai refuzoi të martoheshin. Megjithatë, e kanë mbështetur gjithnjë njëri-tjetrin.Në një ceremoni çmimesh në vitin 2017, Pacino i tha: “Je një artiste, Di. Je një artiste e madhe…të dua, përgjithmonë.”
Bordo